E rëndë/ Humb jetën në spital 20-vjeçarja, zbardhen dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Janinë, ku një studente 20-vjeçare ka humbur jetën.

Mediat helene raportojnë se studentja 20-vjeçare me origjinë nga Kios, kishte shkuar në spital pas shqetësimeve dhe dhimbjeve që kishte patur në pjesën e kokës.

Pas vizitave mjekësore 20-vjeçarja ka qendruar për disa ditë në spital nën kujdesin e mjekëve, të cilët i thanë se vuante nga bajamet.

Vajza e re nuk kishte patur probleme shëndetësore më herët.

Por edhe pse ajo monitorohej vazhdimisht nga mjekët jendja e saj në vend që të përmirësohej, përkeqësohej. Kështu gjatë ditës së sotme 20 vjeçarja ka pësuar një goditje të fortë dhe ka kaluar në intubim.

Edhe pse i është nënshtruar një ndëhyrjeje ajo nuk ka mundur të mbijetojë, dhe ka ndërruar jetë.

Mjekët e spitalit dhe autoritet greke po hetojnë mbi shkaqet që sollën vdekjen e vajzës së re, të cilës i mbetën ëndrrat e parealizuara në jetë.