Megaoperacion antidrogë në mbarë vendin, arrestohen 150 persona

Një megaoperacion antidrogë është duke zhvilluar në mbarë vendin dhe deri më tani sipas burime të Euronews Albania, janë arrestuar mbi 150 persona.

Mësohet se arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.

Për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona, po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.