Çifti nuk përmbahet, kapet duke bërë s*ks në avion

Një çift është kapur duke bërë seks në avion. Pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit EasyJet që po fluturonte nga Luton në Ibiza u përballën me një skenë erotike në mjetin fluturues.

Gjatë udhëtimit, në avion u pa një çift pasagjerësh që po bënin seks në tualetin e avionit. Momenti kur çifti u zbulua, me pasagjerët që bërtisnin dhe anëtarët e ekuipazhit fshehin fytyrat e tyre nga turpi është publikuar në rrjetet sociale.

Ndonëse u panë nga pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit, çifti ka vijuar normalisht aktin me burrin që mbylli derën e tualetit. Nuk dihet ende identiteti i çiftit të shfrenuar dhe nëse janë ndëshkuar.