Droga e re xhelatinoze në qarkullim, vjen nga Kanadaja

Në të gjithë vendin, janë arrestuar 200 persona. Më shumë të prangosur janë nga Tirana, teksa të arrestuar janë edhe gra dhe vajza.

Personat në fjalë akuzohen për drogë.

Janë sekuestruar kokainë, sasia e të cilës nuk është bërë akoma për shkak të vijimësisë së operacionit antidrogë.

Ndërkohë në vend po qarkullon edhe një drogë e re. Xhelatinoze dhe që vjen me postë, lloji i drogës së re vjen nga Kanadaja.

Lënda narkotike në fjalë vjen në formën e konservave të peshkut me përqindje të lartë THC dhe është si xhelatinë.

Ndërkohë një lloj tjetër e drogës është në formën e tubave. Edhe kjo lëndë narkotike vjen me postë nga Kanadaja.