Politika në zi/ Ndërron jetë presidenti i parë i këtij vendi(Emri)

Presidenti i parë i Moldavisë, Mircea Snegur, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, tha sot ish-zëvendëspresidenti i qeverisë moldave, Constantin Tabiza.

“Më 13 shtator, në orën 23:30, ish-presidenti i Republikës së Moldavisë Mircea Snegur humbi betejën kundër një sëmundjeje të pashërueshme ”, ka shkruar Tabiza në Facebook.

Ai nuk ka bërë të ditur asnjë detaj tjetër.

Mircea Snegur, një ish-komunist, ishte president nga 1990 deri në 1997 dhe mbikëqyri shkëputjen e Moldavisë nga Bashkimi Sovjetik dhe tranzicionin drejt pavarësisë.

Presidentja Maia Sandu shpalli të shtunën një ditë zie kombëtare për Snegur në këtë vend të vogël që kufizohet me Rumaninë dhe Ukrainën.

“Ai jetoi në kohë historike dhe luajti një rol të rëndësishëm në promovimin e pavarësisë, lirisë dhe sovranitetit të vendit”, shkroi Sandu në Facebook.