Shkëputet një send nga ura në Tiranë-Durrës, dëmtohet “Audi”

Një makinë tip “Audi”, e cila lëvizte në autostradën Tiranë-Durrës është dëmtuar nga një send i shkëputur nga ura e mbikalimit të serave.

Mjeti me targë AB317CO është dëmtuar në pjesën e parakolpit.

Ende nuk dihet se çfarë është objekti që është shkëputur nga ura.

Nuk raportohet për njerëz të lënduar./Albeu.com