“Dy ish-presidentë dhe dy ish-kryeministra të këtij vendi…”/ Artan Hoxha flet me EMRA, deklarata e fortë

I ftuar në “Top Talk” gazetari ka folur në lidhje me çështjen e Fredi Belerit. Ai e ka cilësuar si “patate e nxehtë” pasi ky i fundit për shkak të deklaratave që bëri në fushatë. Madje sipas gazetarit ai nuk duhet të ishte lënë të kandidohej.

Hoxha shtoi se ai ka edhe “probleme” më çështjen e emrit.

“Beleri është një njeri që ti ndryshe e ke në fletën e votimit, ndryshe e ke te posteri që është shkruar në gjuhën greke dhe ndryshe e ke te posteri në gjuhën shqipe. Unë i kam ndjekur të gjitha zgjedhjet që janë bërë në bashkinë e Himarës, dhe ky nuk ka votuar as në rastin kur ka kandiduar vetë, sepse nuk kishte dokument të Republikës së Shqipërisë. Po pse nuk e kishte, se vijmë te pjesa “a i ka shkelur të drejtat Shqipëria për rastin Beleri?

Dy ish presidentë dhe dy ish-kryeministra, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët kanë pasu problem direkt me rastet ku ka qenë i përfshirë Beleri, lejuan dhe pranuan jo vetëm të kandidonte por dhe ta mbështesnin”, vijon Artan Hoxha për Top Talk.