“Më ngritën kurth…”! Mina nga Miloti në Vlorë: Unë jam agjent, mora qesen…

51-vjeçari Petrit Ndoji nga Lezha është lënë në burg pa afat nga gjykata në Vlorë që e arrestoi me disa mina me telekomandë në makinë. Avokati i Petrit Ndojit ka deklaruar se klienti i tij ka mohuar akuzat. 51-vjeçari ka deklaruar se i kanë ngritur kurth.

“Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë nuk ka pranuar të bëjë deklarime, por në dëshminë e dhënë për policinë është shprehur se nuk ka lidhje me veprat që i atribuohen, pretendon se iu është ngritur një kurth, është agjent imobiliar dhe nuk ka lidhje me këto vepra.

Ai është shprehur dhe ka dyshime se kurthi është ngritur nga bashkëpunëtorë të policisë apo të njohur të tij. Do të vërtetohet gjatë hetimeve.

Ka deklaruar se diku në Vorë nëpërmjet një bashkëpunëtori ka marrë qesen por nuk e dinte përmbajtjen e saj brenda. Do dalim fakte që do të vërtetojnë pafajësinë e tij.

Qesen e ka marrë në Vorë dhe do të shkonte në Ksamil është agjent imobiliar, ka pasur dosjen për shitjen e disa pronave sipas deklarimeve të dhëna”, tha avokati i tij.