U skualifikua për dhunë verbale/ Ermiona reagon për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”

Ermiona Lekbello u largua ditën e sotme nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pasi u skualifikua nga vëllai i madh për dhunë verbale ndaj banorëve të tjerë.

Pas daljes, ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, duke shprehur dashurinë për vajzën e saj, Lisa, të cilën në fakt e përmendte shumë dhe brenda shtëpisë.

“Të dua më shumë se jetën, je gjithçka për mua”- shkruan Ermiona, krah fotos.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të djeshëm, Arbana u komunikoi banorëve ultimatumin e Vëllait të Madh, në rast të përsëritjes së rasteve të dhunës verbale brenda shtëpisë.