Masakra me tre gra të vrarë dhe tre të plagosura, vjen reagimi i parë nga qeveria: Të kesh vrarë, përdhunuar dhe të jesh i lirë, është terror

Deputeti Erion Braçe ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar sot në Kamëz, ku u vranë 3 gra dhe u plagosën dy të tjera.

Ai shkruan se sot është një ditë e zezë për vendin pasi tregon sisemin e dështuar.

Ai ngre pyetjen sesi një njeri që ka vrarë, përdhunuar mund të vazhdojë të jetë i liri.

Kujtojmë që mesditën e sotme Dan Hutra me armë kallashnikov shkoi në shtëpinë e ish bashkëjetueses në Paskuqan dhe plagosi atë dhe nënën e saj, ndërsa vrau Mevlute Hysa, 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku, 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Ndërsa një grua tjetër u vra në Kamëz. Etleva Kurti u gjet e pajetë jashtë oborrit të shtëpisë dhe dyshohet se ngjarja ishte për hakmarrje pasi vëllai i saj Vladimir Kurti ndodhet në burg.

Postimi i plotë i Erion Braçe:

5 GRA TE QELLUARA ME ARME ZJARRI;

VETEM SOT, NE NJE BASHKI, KAMEZ,

DITE ME TE ZEZE SE KJO PER VENDIN,

NUK KA; JO THJESHT PER GRATE, PER SISTEMIN QE KEMI NGRITUR NE 33 VITE;

Nuk funksionon, eshte ne krahun e burrave vrases, as ndeshkon e as edukon, thjesht i riciklon te vrasin perseri;

Jo thjesht grate e tyre, ish grate qe kane patur kurajon ti shporrin nga jeta si te dhunshem, por te tjera gra familjare e pa asnje lidhje vec asaj te gjakut;

Te kesh vrare nje grua, te kesh perdhunuar nje tjeter, te kesh dhunuar nje tjeter akoma dhe te jesh i lire te levizesh me KALLASH e te qellosh kater gra njeheresh, thuajse ti vrasesh te katerta, NUK ESHTE ME AS DHUNE NE FAMILJE, AS THJESHT VRASJE, ESHTE TERROR;

POR MBI TE GJITHA DESHTIM I MERITUAR I NJE SHOQERIE QE GRUAN NUK E DO KURRE TE LIRE, TE DREJTE, VENDIMMARRESE PER VETE E JETEN E SAJ; NDRYSHE E FYEN, E SHAN, E SULMON, E POSHTERON, E PERDHUNON, E RREH, E VRET BARBARISHT!

Kjo tjetra pastaj, te vrasesh nje vajze per hakmarrje ndaj nje keqberesi mbyllur pas hekurave, eshte nivel tjeter paburrerie, turpi e neverie qe nuk ka asnje lidhje as me ate ku referohet, KANUNIN;

Tani, sa here i kemi thene keto fjale?

Natyrisht, une besoj se e gjitha eshte ceshtje kulture, mendesie, troc nuk zgjidhet vec me polici e police;

Por eshte edhe ceshtje SISTEMI, LIGJI, ZBATIMI TE TIJ, DREJTE E PA TOLERANCE!

Ka ardhur koha qe ky takem burrash qe vrasin gra, TI NDJEKE NJE STRUKTURE E POSACME, E PERZGJEDHUR NGA RADHET E BURRAVE E GRAVE QE NUK URREJNE GRATE, NUK I JAPIN TE DREJTE KULTURES QE JUATIFIKON BURRAT E DHUNSHEM ME NENSHTRIMIN E GRAVE;

Nje strukture vertikale qe nis tek policia e shkon deri ne gjykaten me te larte te ketij vendi, e cila ndjek kemba kembes keta, parandalon, ben drejtesi, pa lene hapesire qe kriminele ai keta te sotmit te jene te lire per te vrare serish gra e vajza!

DREQI TA HAJE, MERRNI E MBANI PERGJEGJESI, JO THJESHT KARRIGE!!

Ngushellime familjeve te grave te vrara sot!