U sulmua me thikë nga Dan Hutra, zbardhet dëshmia e gruas së plagosur në Astir: Më merrte shpesh lekë borxh…

Marjana Gurakuqi, 40-vjeçarja që u plagos me thikë në Astir ka treguar se ka pasur njohje të mëparshme me autorin Dan Hutra. Ky i fundit i ka shkuar në biznes në Astir dhe i ka kërkuar lekë.

Sipas gruas, i merrte shpesh herë lekë borxh. Por duke qenë se këtë herë kishte refuzuar t’i jepte, 40-vjeçari e plagosi atë me thikë. Fillimisht Gurakuqi nuk ka bërë kallëzim për plagosjen por kur ka shkuar në spital, mjekët kanë njoftuar policinë. Gurakuqi ka pranuar se me thikë e plagosi Dan Hutra.