Person me rrezikshmëri të lartë, Apeli i Tiranës për Dan Hutrën: E rrëzuam kërkesën për liri, s’dimë çka ndodhur në shkallët e tjera

Dan Hutra kreu një krim të rëndë sot në Tiranë, ku vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera.

Hurta është një person që duhet të ishte pas hekurave pasi në të kaluarën ka qenë i akuzuar për vrasje në 2007, heqje lirie dhe përdhunimin e kunatës në 2003.

Në lidhje me këtë ka edhe një njoftim zyrtar, ku thuhet se Gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit nuk pranuan t’ia ndryshonin masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ai sërish ishte i lirë.

Në njoftim thuhet se Gjykta e Apelit ka rrëzuar kërkesën për të liruar Hutrën, teksa thotë se nuk kanë informacion se çfarë ka ndodhur në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Kujtojmë që Dan Hutra sot shkoi me armë në shtëpinë e ish bashkëjetueses dhe qëlloi me kallashnikov, duke plagosur ish parteneren Elena Hysa, 35 vjeçe, Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e ish-bashkëjetueses, ndërsa ndërruan jetë Mevlute Hysa, 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku, 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Më para kësaj ngjarje ai ka qëlluar me thikë ish të dashurën në zonën e Astirit, ku i ka marrë paratë dhe është larguar.

Ndërsa dyshohet seka vrarë edhe Etleva Kurtin në Kamëz, për tu hakmarrë ndaj vëllai të saj, Vladimir Kurti që ndodhet në burg.

Njoftimi:

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprëse penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.01.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi: – Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi: -Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion. Tiranë, 01.03.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM