Krimi makabër, gazetari zbardh detaje tronditëse: Bashkëjetuesja e Hutrës nuk e dinte se ai kishte vrarë gruan e parë, ja çfarë i ka thënë nga burgu

Gazetari Spartak Koka ka sjellë të tjera lidhur me vrasjet e kryera nga Dan Hutra gjatë ditës së sotme.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari, Elena Hysa, bashkëjetuesja e Hutrës e cila mbeti e plagosur, në fillimet e raporteve të tyre nuk e dinte që Dan Hutra kishte vrarë gruan e tij të parë.

“ Bashkëjetuesja nuk e dinte që ai kishte vrarë gruan. Ai kishte dyshime që fëmija nuk ishte i tij. Vajza i ka thënë, që kur të lindë fëmija do ta provosh me ADN. Më pas, edhe nga burgu i kishte telefonuar duke i thënë: Tërhiëq denoncimin, do jetojmë bashkë. Sot i ka gjetur të papërgatitura të gjitha gratë”, tha Koka.