Tragjedia në Larisa, familjarët publikojnë në internet fotot e të zhdukurve

Ka shkuar në 44 numri i viktimave të aksidentit tragjik në Larisa.

Ndërkohë ende shumë persona janë të humbur, kryesisht të rinj të moshës 20-30 vjeç që po ktheheshin pas së hënës së shenjtë që ishte pushim në Greqi.

Familjarët e tyre kanë nisur të postojnë në social media foto të të humburve dhe bëjnë thirrje për ndihmë.

Përplasja mes dy trenave ishte tragjike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor në momentin e ndërrimit të shinave të lëvizjes.