Aksident tragjik në Sarandë / Kamioni përmbyset brenda në qytet, humb jetën shoferi

Shoferi i një kamioni në Sarandë ka ndërruar jetë pasi makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në rrugën e “Pestë” të qytetit bregdetar.

“Sot, rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3, Sarandë, shtetasi V. S., 53 vjeç, dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dhe gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është pëmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin V. S., i cili si pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Foto nga vendi i ngjarjes: