“Mirë së erdhe vëlla”, ish-banori i “Big Brother” publikon FOTOT me Safet Bajrin, ja ku ndodhet “i forti” i Shkodrës pas lirimit nga burg

Safet Bajri, i cilësuar si “i forti” i Shkodrës ka lënë qelinë dhe është kthyer në shtëpinë e tij. Pas disa vitesh gjyqe dhe shlyerjes së një dënimi përfundimtar me burg, 39 vjeçari është rikthyer në Dobraç.

Ish-banori i “Big Brother Kosova”, Atdhe Xharavina ka ndarë disa foto nga shtëpia e Safet Bajrit në Shkodër dhe i uron atij daljen nga qelia. “Mirë se erdhe në mesin tonë prapë vëlla”, shkruan Xharavina në fotot me Bajrin.

Safet Bajri u arrestua në Tiranë në shtator 2018, me kërkesë të autoriteteve belge, dhe vuante dënimin në Burgun e Fierit. Periudha e dënimit i ka përfunduar dhe 39 vjeçari ka rifituar lirinë.

“I forti” i Shkodrës është dënuar në Bruksel me 9 vite burg për trafik droge dhe prostitucion. Në mungesë të ekstradimit, atij ju njoh dënimi në Belgjikë dhe vuajtja e 3 viteve atje, kurse në Shqipëri duhet të përfundonte dhe pjesën tjetër.