E TRISHTË/ Publikohet foto nga vendi në tren ku ishte ulur 23 vjeçarja shqiptare

23 vjeçarja Ivgjeni Micka është në mesin e viktimave të konfirmuar nga përplasja fatale e dy trenave në Larisa. Avokati i familjes së Ivgjeni Mickës, ka publikuar foto nga vendi në tren ku ishte ulur 23-vjeçarja shqiptare.

Siç shihet edhe në foto pranë sediljes ndodhet një atlete, e cila besohet se i përket së resë. Trupi i 23-vjeçares u identifikua me anë të ADN-së.

“Vagoni i 3-të, vendi 67, vendi i 23 ku ishte ulur Ifgjeni Micka”, shkruan avokati.