Prokuroria do të kërkojë “arrest me burg” për Dan Hutrën, pesë akuza janë ngritur ndaj tij

“Arrestit me burg”, do kërkoj prokuroria, ndaj Dan Hutrës, autor i vrasjes së 3 grave dhe të plagosjes së tre të tjerave. Këtë të shtunë, 40-vjeccari pritet të dalë përpara gjykatës për tu njohur me 5 akuzat që institucioni i akuzës ka ngritur ndaj tij.

Më konkretisht, prokuroria ka ngritur ndaj autorit të masakrës të së mërkurës akuza për, ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’ ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’. Masakra e së mërkurës që përfundoi me 3 viktima dhe 3 të plagosura u krye nga Hutra në një hark kohor prej 70 minutash.

E gjithë historia nisi rreth orës 11:40 minuta, ku 40-vjeçari fillimisht shkoi në biznesin e Mariana Gurakuqit, të cilin 15 vite më parë e ka pasur të dashur. Referuar dëshmisë së tij ai i kish dhënë Gurakuqit 80 mijë euro dhe ajo nuk ja kishte kthyer. Për këtë, ai ka dashur ta vriste ku përpara hetuesve ka thënë se e ka qëlluar disa herë me thikë dhe është larguar.

Pas këtij momenti është larguar nga vendi i ngjarjes ku është drejtuar drejt banesës së ish bashkjetueses Elena Hysa. Ai ka hyrë në banesën e saj ka thirr disa herë, e kur ka parë motrën e ish bashkëjetuses Mevulute Hysën me të fejuarën e vëllait të saj , Hasime Dafku, e i ka qëlluar me kallashnikov, duke i lenë të vdekura në vend.

Më pas në oborr ka qëlluar me thike bashkjetuesen e ti Elena Hysa dhe nënën e saj Kujtime Hysa. Pas vrasjes së dyfishtë ai është larguar drejt rrugës “Beslidhja”, drejt banesës së Etleva Kurtit, të cilin e ka lënë të vdekur në vend.

Më pas Hutra është larguar nga vendgjarja dhe kapja e tij u bë e mundur pas disa orë kërkimesh në zonën e landfillit të Sharrës. Në këtë zonë Hutra kish planifikuar edhe vrasjen e një shtetasi me inicialet R.S..

Nga ana tjetër, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po hetohet nëse 40-vjeçari, Dan Hutra ka qenë apo jo i përfshirë në ndonjë ngjarje tjetër kriminale.