E motra e Dan Hutrës: Vëllai bëri burg kot! Të hapen telefonat, Dani dyshonte për djalin, donte test ADN-je!

E motra e Dan Hutrës, vrasësit, i cili, ekzekutoi tre gra dhe plagosi tre të tjera, ka folur sot për herë të parë në një intervistë për mediat.

Ajo është shprehur se i vëllai dyshonte për atësinë e fëmijës që priste ish-gruaja.

Sipas saj, Dani i kishte treguar që nusja kishte mbetur shtatzënë 23 ditë para se të lidheshin dhe se fëmija nuk ishte i tij.

41-vjeçari i kishte kërkuar edhe testin e ADN-së, por ajo nuk kishte pranuar.

“23 ditë para se të lidheshin ajo ka qenë shtatzënë, ka kërkuar test ADN që ajo s’ia dha kurrë. Nuk ka ushtruar dhunë. Ajo ka thënë më ka dhunuar me fjalë, pse e tërhoqi deklaratën. Bëri 8 muaj burg kot. Mesazhet i keni në telefon, të hapen telefonatat, të saj dhe Danit.

Pasi ka dalë nga burgu ka kërkuar ADN e fëmijës. Gjithë lufta është bërë për këtë fëmijë, edhe sot e dua ADN për atë fëmijë. Vetëm kur të dalë testi do dalë e vërteta. E ka provokuar për ta çuar deri në këtë pikë, çfarë nuk i thoshte. Nuk ka ia ka dhënë atësinë fëmijë, ai ka kërkuar t’i bëhet testi i ADN; nëse fëmija do të ishte i tij do merrte atësinë”, tha motra e Dan Hutrës.