I moshuari humb kontrollin e zetorit dhe rrëzohet, humb jetën në vend

Një 60 vjeçar ka humbur jetën në Gramsh pasi duke drejtuar një zetor ka humbur kontrollin duke u përmbysur.

“Në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin bujqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Foto ilustruese

Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje,” njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.