Pamje të rënda, punonjësit e ambulancës lajnë me zorrë lavazhi gruan lakuriq

Një hetim ka nisur pas publikimit të fotove tronditëse ku shihet stafi i një ambulance greke duke larë me zorrë një grua të zhveshur.

Gruaja shihet e shtrirë në një batanije në një bblok pallatesh, ndërsa pas publikimit të fotove u shkarkua një punonjës i kompanisë private.

Kreu i Prokurorisë së Shkallës së Parë, Antonis Eleftherianos, ka urdhëruar sot një hetim paraprak penal për veprat kundërvajtëse që përfshijnë torturë dhe fyerje të dinjitetit njerëzor për ngjarjen e publikuar të shtunën në Oropos .

Kryebashkiaku i Oropos në një postim të djeshëm ka bërë të ditur se ka urdhëruar hetimin e rastit dhe ka kërkuar nga kompania e ambulancës që të pushojë dy punëtorët që shfaqen në foto.