“Duke i thënë Oltës a nominojmë Kiarën”/ Habit Luizi, çfarë ndodhi me të që tha këto fjalë?

Duket se mbrëmja e djeshme ka qenë një nga më të bukurat në shtëpinë e “Big Brother VIP2”.

Banorët kanë kërcyer të gjithë së bashku dhe nuk kanë munguar bisedat plot humor.

Në një moment teksa po qëndronin jashtë, Luiz Ejlli u thotë banorëve të rinj se kanë sjellë jetë në shtëpi, pasi ishin bërë si kuvend murgeshash. Madje me humor tha se aq shumë e kishte humbur, sa ishte duke bërë plan me Olta Gixharin që të nxirrte në nominim Kiara Titon.

“O mos vdekshi kurrë o banorë të rinj se na keni sjellë jetë se ishim bërë si me qenë kuvend murgeshash.

Duke i thënë mirëmëngjesi njëri-tjetrit, Oltës a mund të vallëzojmë bashkë, Olta a do kafe? E humbëm krejt. Duke pyetur Oltën ça do për të ngrënë, a do kamomil e kështu gjërash. E humba krejt.

Erdhët ju e na shkundët pak. Për Zotin fillova duke lutur Oltën me kamomil, ku të çon mushka o shok.

Duke i thënë Oltës a nominojmë Kiarën, e humba krejt unë. Kristi që i thoshte Keisit me zor pres me taku Sabin, pavarësisht se kjo ndodhi tamam. U bëfshi 1000 vjeça me tanë ça keni”, tha Luizi dhe gjithë banorët qeshnin me lot.

Por këngëtari nuk e la me kaq pasi po duke qeshur tha se duhen edhe gjashtë banorë të rinj, veç me iu shtruar në tokë për të fjetur si te dajat, se nuk ka vend tjetër.