Efi nuk bie dakort me Kiarën dhe i’a thotë LIVE në emision: “Po ik mi”…

Kiara dhe Olta kanë patur sot një ballafaqim për të gjitha ngjarjet dhe debatet që kanë patur përgjatë një jave në shtëpinë e Big Brother.

Kiara është lider i shtëpisë së Big Brother dhe e ka dërguar Oltën në kuzhinë, më pas Olta e ka quajtur Luizin “kollovar” gjë që shkaktoi debate mes dy vajzave dhe këto situata kanë sjellë keqkuptime mes tyre.

Sot në prime vajzat janë sqaruar dhe Kiara ka thënë se pikërisht nuk do të debatojë me Oltën për shkak të muajit mars, që është muaji i vajzave dhe grave dhe madje kërkoi dhe ndjesë për ngritjen e zërit.

Megjithatë kjo përgjigje duket se nuk i ka pëlqyer Efit e cila ka thënë “po ik mi” dhe ky moment është fiksuar edhe nga kamerat e Top-Channel.