‘Po Dori më do ende? Dua të iki’! Olta takon të ëmën dhe mes lotësh dhe kërkon të dalë nga ‘Big Brother VIP’

Olta sonte është përlotur teksa ka folur për djalin e saj. Ajo tha se është edhe më e vështirë pasi të gjithën e mban brenda.

Aktorja tha se shpesh edhe nuk flet dhe tregon se i mungon, sepse banorët janë ata që i thonë se pse nuk ik nga shtëpia.

Në letrën e saj ajo ka shkruar se tash e kupton më shumë se kurrë nënën e saj se si është të rrish larg fëmijës tënd.

Pas kësaj ajo ka takuar atë në oborr, teksa kanë shpërthyer të dyat në lot.Ato kanë diskutuar me njëra-tjetrën për djalin dhe burrin e saj dhe të tjerët familjarë.

Ajo ndër të tjera i ka kërkuar asaj të luaj por mos të ofendojë.

Sikletuese ishte edhe pyetja që Olta i bëri për një moment të ëmës.

“Po Dori a më do?”, e pyeti Olta. Sigurisht që nëna do përgjigje me “po”, por ishte e pavend dhe e patakt të bëjë një pyetje të tillë në një moment të tillë.