Pamje të reja nga aksidenti i frikshëm, makina “fluturoi” nga mbikalimi. Shikoni si ka përfunduar (Video)

Panorama TV ka siguruar të tjera pamje nga aksidenti i frikshëm, i ndodhur sot tek mbikalimi i Saukut në Unazën e Madhe.

Paraprakisht raportohet se automjeti “Audi”, i cili dyshohet se ishte me shpejtësi tej normave të lejuara nuk ka mundur të frenojë dhe ka dalë nga rruga duke u rrëzuar nga mbikalimi.

Policia konfirmoi se nga aksidenti kanë humbur jetën dy femra, ndërsa katër persona të tjerë janë plagosur.

Makina ka kapur poshtë edhe një mjet tjetër, e cila ishte në rrugë duke lëvizur. Për fat të mirë në këtë makinë nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia, zjarrfikësja dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidenti.

Njoftimi i policise

Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.