Aksidenti i FRIKSHËM në Sauk, rëndohet bilanci i viktimave (NJOFTIMI I POLICISË)

Tiranë, tek mbikalimi i Saukut. Burime nga policia bëjnë me dije se një automjet që dyshohet se vinte me shpejtësi nga Unaza Lindore, ka rënë nga mbikalimi, duke çarë bordurat.

Pasi ka rënë në pjesën e poshtme të aksit, ka përfunduar mbi kofanon e një makine që po udhëtonte në korsinë e saj.

Policia ka konfirmuar se 2 shtetase kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë plagosur, të gjithë nga makina që ka rënë nga mbikalimi.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim.