Theu barrierat e mbikalimit të Saukut dhe la të vdekur 2 gra, ndërron jetë në spital shoferi i “Audi-t” Klevis Ruçaj

Sot, Klevis Ruçaj, i cili po drejtonte mjetin e llojit “Audi” ra nga mbikalimi i Saukut mbi kofanon e një tjetër makine, duke lënë pas dy viktima.

Mësohet se shoferi që regjistroi aksidentin tragjik me 2 viktima dhe 4 të plagosur përfshirë veten, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës aty ku po merrte mjekim të specializuar nga mjekët.

Njoftimi: Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se:

Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi”.

Ruçaj po udhëtonte me makinën e llojit “Audi” nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë theu barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”.

Dy vajzat që ndodheshin në makinë me Ruçajn humbën jetën, teksa tre personat po marrin mjekim tek spitali i Traumës.