“Fluturimi” i vdekjes nga mbikalimi i Saukut, 20-vjeçari që ndërroi jetë së bashku me dy të rejat, i apasionuar pas shpejtësisë (Foto/Video)

Ka shkuar në tre numri i viktimave, nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje tek mbikalimi i Saukut.

Automjeti tip “Audi A8” i drejtuar nga 20-vjeçari i Klevis Ruçaj, çau bordurën dhe “fluturoi” nga mbikalimi i Saukut, duke përfunduar mbi kofanon e një automjeti tjetër, duke shkaktuar dhe tre të plagosur të tjerë që ndodheshin në automjet.

Ndërkaq dy vajza që ishin pasagjere në makinën e Klevisi humbën jetën mennjëherë nga aksidenti i tmerrshëm, ndërsa i riu nu arriti t’u shpëtojë plagëve marra dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës pak orë më vonë.

Ndërkaq mësohet se 20-vjeçari ishte i apasionuar pas makinave dhe shpejtësisë.

Në disa foto që qarkullojnë në rrjetet sociale, Klevisi shfaqet duke drejtuar automjetin me shpejtësi marramendëse prej 270 kilometrash në orë.

Po ashtu mësohet edhe identiteti i shoferit të automjetit tjetër tip Honda. Ai është 60-vjeçari Qemal Kurti i cili ka mbetur i plagosur së bashku me Alda Kurtin 51 vjeçe.

I plagosur ka mbetur edhe një person tjetër me inicialet O.K, 24 vjeç.

Të plagosurit ndodhen te spitali i Traumës dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.