‘I ke lyer flokët si Luizi?’, Ardit Çuni jep përgjigjen epike

Ardit Çuni është bërë bjond dhe kjo i ka tërhequr vëmendjen Megi Pojanit në “Fan Club”. Ajo e ka pyetur nëse është ndikuar nga Luizi, njëjtë siç janë ndikuar shumë njerëz të tjerë, përfshirë dhe shokët e tij.

Arditi tregoi se ai i ka lyer flokët para Luizit, që në “Big Brother VIP 1” së bashku me Dagzin. Këngëtari shtoi se i lyen gjithmonë dhe kur shkon në udhëtime.

“Unë mendoj që ngjyra e flokëve është firma e Big Brother. Vitin e kaluar unë dhe Dagz i kemi pas lyer flokët bjond, prandaj i riktheva dhe këtë vit. Madje sa herë që shkoj në Amerikë i bëj gjithmonë. Rastisi që të shkoja këtë herë”, tha ai.