“Përfitim nga lufta”, gjigandi shtetëror i naftës i Arabisë Saudite fitim rekord prej 161 miliardë dollarësh

Gjigandi saudit i naftës Aramco ka njoftuar një fitim rekord prej 161.1 miliardë dollarësh (134 miliardë £) për vitin 2022, i ndihmuar nga rritja e çmimeve të energjisë dhe vëllimet më të mëdha.

Kjo për kompaninë shënon një rritje prej 46.5% për kompaninë shtetërore, krahasuar me vitin e kaluar. Nga Armacos përfiton edhe Arabia Saudite, e cila zotëron gati 95% të aksioneve në kompani.

Është firma e fundit energjetike që raporton fitime rekord, pas rritjes së çmimeve të energjisë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. Më herët edhe kompania ExxonMobil i Amerikës fitoi 55.7 miliardë dollarë dhe Shell i Britanisë raportoi 39.9 miliardë dollarë.

Nafta e papërpunuar Brent, çmimi bazë i naftës, tani tregtohet me rreth 82 dollarë për fuçi – megjithëse çmimet i kaluan 120 dollarë për fuçi në mars, pas pushtimit të Rusisë.

“Aramco kaloi valën e çmimeve të larta të energjisë në 2022,” tha Robert Mogielnicki nga Instituti i Shteteve të Gjirit Arab në Uashington. “Do të kishte qenë e vështirë për Aramco të mos performonte fuqishëm në vitin 2022”.

Në një deklaratë të dielën, Aramco tha se rezultatet e kompanisë ishin “të mbështetura nga çmimet më të forta të naftës bruto, vëllimet më të larta të shitura dhe marzhet e përmirësuara për produktet e rafinuara”.

Presidenti dhe CEO i Aramco, Amin Nasser tha: “Duke pasur parasysh që ne parashikojmë që nafta dhe gazi do të mbeten thelbësore për të ardhmen e parashikueshme, rreziqet e nën-investimit në industrinë tonë janë reale – duke përfshirë kontributin në çmimet më të larta të energjisë.”