Vrasja në Tiranë/ Si ndodhi ngjarje brenda ambienteve të një lokali, u qëllua gabimisht nga autorët, viktima është një …

Një vrasje ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin.

Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:00 në një lokal në zonën e Don Boskos.

Burime për Panorama bëjnë të ditur se viktimë ka mbetur një grua, e cila ishte banakiere ne një lokal, ndërsa janë plagosur edhe tre persona të tjerë.

Foto ilustruese

Po ashtu bëhet e ditur se gruaja është qëlluar aksidentalisht nga autorët.

Forca te shumta policia kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe po punojne per zbardhjen e rrethanave.