Detaje të reja/ Përplasje me armë zjarri në një lokal në Don Bosko, vdes banakierja , 5 të plagosur

Një përplasje me armë zjarri është raportuar këtë mbrëmje në Tiranë.

Burime për Ora News bëjnë me dije se raportohet për 5 persona të plagosur ndërsa një grua, që dyshohet të ketë qënë banakiere, ka humbur jetën si pasojë e të shtënave.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonë, ndërsa është raportuar fillimisht nga klientë të lokalit e banorë të zonës

Ende nuk dihen autorët e ngjarjes.