Elbasani shndërrohet në kryeqendrën e aktiviteteve në Ditën e Verës, qytetarët shijojnë ëmbëlsirën tradicionale të ballokumes

Edhe ky 14 mars e shndërroi Elbasanin në kryeqendrën aktiviteteve për Ditën e Verës. Festa me origjinë pagane vijon të mbetet një traditë e këtij qyteti.

Banorë dhe vizitorë të shumtë të ardhur nga qytete të tjera mbushën sheshin dhe shijuan ëmbëlsirën tradicionale të ballokumes nën tingujt e muzikës. Ndërkohë nuk munguan as veroret.

“Gëzuar Ditën e Verës, qoftë një vit i mbarë”, shprehen qytetarët.

Siparin e aktiviteteve edhe këtë vit e çelën fëmijët me karnavalet.

Ndërkohë festime pati dhe në qytete të tjera të vendit.