67-vjeçari nga Shqipëria nuk pi ujë prej vitesh dhe pretendon të rrojë deri në 150 vjeç

Nutricionisti Ylli Gramatiku ka një regjim të pazakontë ushqimor. Gjatë një dite ai konsumon fruta shumë të pjekura, shumë perime dhe nuk pi ujë prej 3 vitesh.Aktualisht Gramatiku është 67 vjeç dhe me këtë dietë të tij pretendon të arrijë moshën 150-vjeçare.

Në një intervistë për emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania nutricionisti tha se frutat nuk japin kurrë etje dhe sheqeri i tyre është më i miri i mundshmi pasi nuk ka insulinë prapa dhe mund të hash sa të duash.

“Ky është një proces, ka vite, rreth 10 vjet që vijon. Mosha juaj s’e ka problem shëndetin dhe vazhdon ecën rrugë pa rrugë. Problemet që kam pasur vetë më kanë folur, kam vuajtur nga artriti, gurët në veshka.

Çdo ditë unë agjëroj deri në orë 3 dhe pastaj 3 me 7 ha vetëm fruta dhe perime. Ushqehem vetëm 4 orë dhe pjesa tjetër është agjërim. Kam pak me këtë dietë dhe ndihem shumë mirë”, tha nutricionisti.

“Që kur kam nisur këtë dietë nuk jam sëmurur asnjëherë. Nuk njoh as diarre as të vjella. Mineralet e nevojshme i marr nga perimet. Uji nuk duhet të ketë minerale, duhet të jetë sa i pastër,

më i miri është uji që është në majë të malit, që nuk ka ecur shumë në tokë. Unë nuk përdor kripë fare, kështu që nuk kam nevojë për ujë. Zero sheqer dhe jam shumë aktiv”, tregoi nutricionisti.