U kap me 113 mijë euro në makinë, zbardhet dëshmia e efektivit të RENEA-s: S’kam lidhje me asnjë grup kriminal, paratë janë…

Sigurohet dëshmia e parë që ka dhënë në Polici, efektivi i RENEA-s i arrestuar një ditë më parë, Altin Morina, në makinën e së cilit policia gjeti 113 mijë euro, paund dhe lekë.

Burimet konfirmuan se ai ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij dhe ka theksuar se “nuk kam lidhje me asnje grup kriminal”.

Ai ka deklaruar ndër të tjera se “parate i kam marre te nje mik dhe jane te ligjshme. Paratë janë tërhequr në bankë”.

Altin Morina u prangos mesditën e 14 marsit në zonën e Kodrës së Diellit pasi në makinën “Audi” me të cilën lëvizte, në sedilen e parë të pasagjerit u gjetën të fshehura të mbështjella me qese marketi rreth 113 mijë euro, lekë dhe paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.