Rrokeri i ri i skenës shqiptare: “Gjeniu i Vogël” më tregoi se nuk duhet të ndahesha nga skena

Eldis Arrnjeti është një këngëtar i ri në tregur muzikor shqiptar, i cili pritet të ketë shumë sukses. Daljen e parë në një skenë të vërtetë, e ka pasur në spektaklin “Gjeniu i Vogël” dhe nga ai moment është dashuruar me muzikën.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Eldis ka treguar fillimet e tij të para, duke u kthyer pas në kohë. Ai sakaq, ka promovuar edhe videoklipin e tij më të ri me titull “Kthehu”.

“Unë e kam nisur që i vogël. Pjesëmarrja ime e parë në një skenë profesionale ka qenë te ‘Gjeniu i Vogël’. Kam pasur disa pjesëmarrje më të vogla që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës, në festival lokale dhe ndoshta nuk kanë pasur atë peshën e madhe. Ndërsa, kur erdha këtu te Gjeniu ishte hera e parë që erdha në Tiranë, ishte sfidë shumë ndryshe, hera e parë që konkuroja mes talenteve më të mirë nga e gjithë Shqipëria. Edhe këtu e vërtetova se duhet të isha pjesë e kësaj bote dhe kisha një lidhje me kamerat. Te Gjeniu kam qene 10-vjeç, sot jam 19-vjeç. Dalja ime e parë ka qenë para 10 vitesh në Shkodër.

Unë kam pasur shumë mbështetës sepse është realisht shumë gjynah t’ja humbësh vlerën disa personave që realisht të kanë ndihmuar. Se nuk mund të bëhesh vetëm, pa pasur mbështetjen e askujt.

Unë kam pasur një profesor nga Shkodra, Haxhi Taganin, i cili ka qenë shtysa ime e parë. Ai ka qene personi i parë që më ka mësuar një këngë, “E duam lumturinë” është kënga e parë që unë kam kënduar në jetën time, le të themi”, tha Eldisi./abcnews.al