Kërcet grushtin ndaj motrës/ Polica arreston 47- vjeçarin në Gjirokastër, nuk mbetet pas edhe bashkëshortja, vihet nën hetim për…

Blutë e Gjirokastrës kanë vënë në pranga një 47- vjeçar pas dhunës së ushtruar ndaj motrës së tij.

Në gjendje të lirë është proceduar edhe bashkëshortja e tij, ka rrahur kunatën

NJOFTIM I POLICISE:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen M. Sh., 44 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së shtetasit A. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.