Dëborë në pranverë! Në zonat malore të Elbasanit dhe Korçës trashësia arrin deri 7 cm

Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, reshje dëbore kanë rënë gjatë natës në zonat malore të qarkut të Elbasanit.

Trashësia e dëborës arrin deri në 5 cm në zonën Stebleve.

Aksi nacional Librazhd- Stebleve kërkon kujdes në disa segmente, teksa temperaturat kanë arritur -3 gjatë natës.

Edhe në Korçë, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Në rrugën e Dardhës, km 5-km14, trashësia e dëbores është 5 cm -10 cm.

Në segmentin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë, trashësia ka arritur 3cm – 7cm.

Autoritetet rrugore bëjnë me dije se në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimërore në rrugë.