Si u surprizua Efi në festën luksoze të ditëlindjes ku e shoqëronte i dashuri “misterioz”! Tentoi ta mbajë të fshehtë, por e “tradhtuan”…

Efi ka festuar këtë javë ditëlindjen e saj të 28 në një festë të madhe që ka bërë bashkë miqtë dhe fansat. Ish-banorja e “Big Brother” është shfaqur super “sexy” në festën që tërhoqi edhe vëmendjen e mediave.

Të shumtë kanë qenë ish-banorët e “Big Brother”, që kanë festuar me të deri në orët e para të mëngjesit, duke publikuar video dhe foto dhe në rrjetet sociale. Madje miqtë e ngushtë edhe e kanë surprizuar me dhuratën e veçantë në bashkëpunim me këngëtarin e saj të preferuar, Flor Mumajesi.

Kantautori, kishte risjellë një version tjetër të këngës “Mbaroj për ty”. Vetëm se këtë herë kanë qenë miqtë e Efit, që e kanë kënduar, duke i përshtatur edhe tekstin.

“Kjo ishte dhurata me e bukur për mua. Faleminderit shumë Flori Mumajesi. S’kam fjalë, lotët golën”, shkruan Efi në rrjetet e saj sociale, teksa ka publikuar edhe versionin e ri të këngës, që si vetë ajo e ka shprehur është e preferuara e saj.

Në ditëlindjen e saj, kanë qenë Bruno dhe Klajdi që e kanë interpretuar, posaçërisht për ish-banoren e “Big Brother”, e cila e ka shijuar pafund këtë surprizë. Por, në këtë festë nuk kishte sesi të mungonte edhe partneri i ish-konkurrentes. Ndonëse vetë Efi nuk ka preferuar të ndajë asnjë foto me partnerin e saj, shkrepjet në krah të tij nuk kanë munguar.

Ndonëse jo publikisht, partneri i saj e ka shoqëruar përgjatë gjithë natës, duke i qëndruar në krah. Miqtë dhe të pranishmit në festë kanë shfaqur edhe momentin ku çifti nuk i fsheh përqafimet. Për herë të parë, Efi foli për këtë lidhje teksa u bë pjesë e “Big Brother”, duke e përshkruar si një histori të mrekullueshme mes të dyve, ndonëse në hapat e parë të lidhjes.

Ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë, që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë. Efi nuk ndau me Luizin dhe Nitën asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist. Madje në një bisedë mes të dyve, Efi u shpreh se për partnerin e saj është folur disa herë në shtëpi me emër dhe mbiemër.

Duket se partneri i ri i Efit është një personalitet në fushën e ekonomisë dhe një figurë publike për ekranet shqiptare. Duke qenë se kjo lidhje është në hapat e parë, ajo ka preferuar ta mbajë sa më diskret identitetin e tij, të paktën sa lidhja e tyre të konsolidohet.