Jeni gjobitur nga policia? Vjen një lajm i mirë për shoferët

Te enjten Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 102 vota pro paketën e ndryshimeve në Kodin Rrugor. Ndryshimet kanë të bëjnë me afatet e rinovimeve, kufizimi i llojeve të mjeteve që mund të ngasin shoferët e rinj, në lidhje me profesionin e instruktorit të auto-shkollave, por edhe në lidhje me gjobat e policisë për qytetarët.

Deri të enjten të gjithë drejtuesit e mjeteve që ndëshkoheshin nga policia nëse brenda pesë ditëve shkonin dhe e paguan gjobën përfitonin një ulje 20%.

Tashmë me ligjin e ri çdo drejtues mjeti që është gjobitur, nëse shkon dhe e paguan brenda 15 ditëve përfiton ulje 50%.