“Ik ti ore të *i*sha robt”, sherr mes të rinjve në Astir, përdorin dhe shkopa bejsbolli (VIDEO)

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Astir. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, një qytetar ka filmuar pamjet e dhunshme ku shihet se si dy grupe të rinjsh zihen më njëri-tjetrin.

Në pamjet e publikuara nga JOQ, disa prej tyre shihen me shkopa bejsbolli në dorë, ndërsa grupi tjetër i qëllon me gurë. Ende nuk dihen motivet e sherrit mes tyre, ndërsa në vendngjarje nuk ka patur asnjë prezencë të Policisë.