“Unë po të pres!”/ Bledi Mane nuk heq dorë nga Nita, urimi special i gazetarit për ditëlindjen e këngëtares

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania”, gazetari Bledi Mane “u martua” me Nita Latifin. Në shtëpi u organizua dasma dhe çifti shkëmbeu edhe puthjen.

Por nga ana e Bledit kjo nuk ishte vetëm në kuadër të lojës, por edhe më tej. Ai ka shprehur gjithmonë se mes tij dhe Nitës mund të ketë një marrëdhënie serioze dhe këtë e bëri edhe në urimin e ditëlindjes.

“Pasi uruan të gjithë dje, sot është rradha ime: Gëzuar ditëlindjen @nitalatifii ???????????? Unë po të pres!”, shkruan Bledi Mane.

https://www.instagram.com/bled_mane/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6c573fe2-46d3-4fdf-9f33-b8013692c05f