Shpërtheu në lot kur mësoi vdekjen e rojes, publikohet VIDEO, ja si e njohu Luizi Palin që mbeti i vrarë në ‘Top Channel’

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme moderatorja Arbana Osmani vuri në dijeni banorët për sulmin terrorist ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.

Banorët mbetën të tronditur nga ky lajm si dhe u përlotën.

Një nga ta ishte edhe Luizi i cili tregoi që nihte Palin dhe se nëse do të ishte ai fituesi i 100 mijë eurove një pjesë të parave do ta dhuronte për familjen e të ndjerit.

Deklarata e Luizit se e njihte Palin bëri kurioz publikun në të gjithë Shqipërinë.

Luizi me të ndjerin ishte njohur mbrëmjen kur ai do të futej në shtëpinë e BBV, pasi qëndroi në pritje për të hyrë brenda shtëpisë.

“Ja ishim duke u ngrohur pranë zjarrit”, tha Luizi ndërsa fliste me Arbanën, kur u fut brenda shtëpisë ju tha banorëve se ishte jashtë me rojen dhe se ishte burrë i mirë shumë.

VIDEO