Dalin pamjet e rënda nga aksidenti i frikshëm në aksin ‘Manëz-Gjiri i Lalëzit’ (Video)

Aksidenti në Durrës, makina në kanal, 4 të plagosurit qëndrojnë të shtrirë në tokë dhe duken qarte dhe ne foton qe po botojme.

Keshtu, një aksident me katër të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në Manëz-Gjiri i Lalëzit. Mjeti me 4 personat doli nga rruga e ka përfunduar ne kanal.

Katër personat qe udhëtonin kanë mbetur te lënduar.

Ata janë ndihmuar nga kalimtarët e rastit por ndërkohë janë në pritje të ambulancës.

Ndërkohë, policia ka njoftuar ndalimin e shoferit të mjetit, i cili fatmirësisht raportohet të jetë plagosur lehtë nga aksidenti i ndodhur.

Autoambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.