“Do kenë para dhe dashuri”, astrologu Jorgo Pulla zbulon shenjat më me fat për muajin prill

Astrologu Jorgo Pulla i ftuar në Euronews Albania tregoi se cilat do të jenë shenjat më me fat të horoskopit për muajin prill.

Sipas astrologut Hëna e plotë e cila do të ndodh në aksin Peshore-Dash do të sjellë ndikim të mirë te të gjitha shenjat, por ato që do jenë më me fat janë Peshorja, Dashi, Gaforrja dhe Bricjapi.

“Hëna e plotë ndodh në Peshore, në shenjën e dashurisë dhe dhembshurisë ka ndikim te Peshorja, Dashi dhe Gaforrja.

Janë shenjat më perfekte me ndikime të mëdha.

10 ditëshi i tretë i Bricjapit do ketë një mundësi plus në lidhje me çështjet ekonomike.

Pra shenjat më me fat janë Peshore-Dash dhe Gaforre- Binjakë”, tha astrologu Jorgo Pulla.