Aksidenti në Librazhd/ Arjan dhe Majlinda Yze ranë që mbrëmë në lumë, askush s’i ndihmoi

Një aksident u raportua pak minuta më parë. Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, mësohet se kanë ndërruar jetë Arjan dhe Majlinda Yze burrë dhe grua nga Devolli. Bëhet e ditur se ata ishin nisur nga Tirana mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se gjatë natës janë përfshirë në aksident duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Gjatë gjithë natës nuk kanë marrë asnjë ndihmë, teksa mjeti i tyre u vu re vetëm mëngjesin e sotëm nga kalimtarët e tjerë që njoftuan menjëherë Policinë. Deri më tani nuk dihet se përse mund të ketë ndodhur aksidenti, teksa autoritetet po punojnë për të nxjerrë trupat e pajetë nga lumi Shkumbin.