Ngjarje e rëndë! Bie nga ballkoni, humb jetën fëmija

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën pasdite në fshatin Treboviq të Pejës,

ku një fëmijë humbi jetën pasi që kishte rënë nga ballkoni i një shtëpie.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton RugovaAi ka bërë të ditur se fëmija kishte shkuar mysafir me nënën e tij, në momentin kur ai ra nga ballkoni.

“Më datë 02.04.2023, rreth orës 15:30, Policia është informuar ne në fshatin Treboviq- Pejë, ka ndodhur një incident,

ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni i një shtëpie tek të cilët së bashku me nënën e tij kishin shkuar si mysafir.

Fëmiu është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo sipas ekipit mjekësor fëmiu në spital ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Rugova.