Sapo zbriti gruan dhe fëmijët, si shpëtoi për “fije floku” nga vdekja miku i “Rrumit të Shijakut” (DETAJET)

Durrësi u trondit sot nga një tjetër ngjarje kriminale. Aldi Mustafa i shpëtoi atentatit me tritol në Shkozet.

Mustafa, i cili njihet edhe si miku i ‘Rrumit të Shijakut’ nuk pësoi dëme serioze, por pati vetëm gërvishtje të lehta.

Pas ngjarjes është marrë në pyetje nga policia dhe pista e hetimit është e fokusuar te e shkuara e tij e mbushur me disa precedentë.

Paraprakisht mësohet se tritoli shpërtheu me telekomandë.

Rreth orës 14:00 37-vjeçari zbriti gruan dhe fëmijët nga makina që u ngjitën në shtëpi dhe vetë u largua me “Golf”-in që disa minuta më pas shpërtheu në ajër.

Kjo ngre dyshimet e forta se autorët kanë qenë në ndjekje të tij.

Por nisur nga vendosja dhe sasia e vogël mund të kemi të bëjmë me një mesazh, paralajmërim si fillim.