E RËNDË/ Ra nga lartësia e fabrikës ku punonte, humb jetën burri

Një punëtor rreth 50 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga 3 metra lartësi teksa po punonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rrile të Lezhës.

Burime për Ora News bëjnë me dije se viktima i identifikuar si Ndue Gjinaj po punonte në një fabrikë mielli.

Punëtori ka humbur jetën teksa po transportohej drejt spitalit të Traumës në Tiranës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.