EMRI/ Thika i prek zemrën, dalin detaje të reja nga plagosja në Laprakë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me sherrin e ndodhur pak më parë në Laprakë ku të plagosur mbetën tre person. Bëhet me dije se i plagosur rëndë ka mbetur Viktor Rrapollari 64 vjeç, ku thika i ka prekur zemrën dhe se aktualisht është i intubuar në spital.

Ndërkohë e lënduar ka mbetur dhe vajza e tij e cila ka plagosur vetëm pak dorën.

Sakaq i plagosur në kurriz ka mbetur dhe një italian i identifikuar si M.M, 47-vjeç.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. M., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve dhe kapjen e autorit, do të kemi njoftim vijues.